
Ilustrim - Foto: KALLXO.com
I dyshuari për vrasje të rëndë në tentativë dorëzohet në polici
06.11.2024 - 10:30
Një burrë është dorëzuar në polici të martën, më 05.11.2024, për një vrasje në tentativë që ka ndodhur më 17.10.2024.
Sipas raportit policor, i dyshuari ka dorëzuar edhe pistoletën që dyshohet të jetë përdorur në rast.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” – njofton Policia e Kosovës, më 06.11.2024.
I dyshuari po hetohet edhe për armëmbajtje pa leje.