Ryan Wesley Routh. Foto: Reuters

I dyshuari për tentim-vrasjen e Trumpit, aktivist pro-ukrainas

I dyshuari për tentim-vrasjen e Donald Trumpit më 15.09.2024, ishte një aktivist pro-ukrainas, raportojnë mediat amerikane, transmeton BBC.

Mediat amerikane, përfshirë partnerin e BBC-së për SHBA, CBS, kanë thënë se i dyshuari është Ryan Wesley Routh, 58 vjeç.

Ai ishte munduar të rekrutonte luftëtarë të huaj për t’iu bashkuar përpjekjes së luftës në Ukrainë dhe se kishte qëndruar në Kiev.

Të shtënat janë dëgjuar derisa Trumpi po luante golf në fushën e tij në Florida.

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara e ka qëlluar të dyshuarin kur e panë tytën e një arme të stilit AK-47 nëpër shkurret përgjatë skajeve të fushës.

I dyshuari është arratisur me një makinë dhe është arrestuar mbi 50 kilometra më larg. Trumpi nuk është lënduar. Më vonë ka deklaruar se “padyshim se ishte një ditë interesante”.

Përpjekja e dukshme për vrasje ndodhi vetëm dy muaj pasi Trumpi u mbijetoi të shtënave në një tubim të tij të hapur në Pensilvani.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com