Foto: KALLXO.com

I dyshuari për plagosjen në Mitrovicën e Jugut dorëzohet në polici

 

Një person kishte mbetur i plagosur nga arma e zjarrit mbrëmjen e 22 prillit në Mitrovicën e Jugut.

I dyshuari lidhur me këtë rast është dorëzuar në polici.

Policia ka bërë të ditur se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa nga i dyshuari pas dorëzimit në polici është konfiskuar një armë AK-47 me 8 fishekë e cila dyshohet të jetë përdorë në rast. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë, një i plagosur me armë zjarri