Ilustrim - Policia në aksion

I dyshuari për plagosjen e mbrëmshme në Mitrovicën e Jugut ende në arrati

 

Një persona ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit mbrëmë në Mitrovicën e Jugut.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50, kurse për këtë rast ende nuk është arrestuar askush.

Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti ka thënë për KALLXO.com se i dyshuari për këtë rast ende është në arrati.

“Policia është në kërkim të një personi të dyshuar, policia e ka identitetin e personit të dyshuar por se ende nuk kemi arritur ta arrestojmë“, tha Zahiti.

Gjithashtu Zahiti ka shtuar se personi i plagosur mbrëmë është jashtë rrezikut për jetë.

Mitrovicë, një i plagosur me armë zjarri

.