Ilustrim.

I dyshuari për ngacmim seksual në Prishtinë lirohet në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person të dyshuar për ngacmim seksual në Prishtinë.

I dyshuari, sipas Policisë, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Në raportin 24 orësh policor raportohet se ngjarja ka ndodhur dje, më 22 nëntor 2022, rreth orës 10:00.

Tutje Policia njoftoi se viktima është intervistuar në prani të mbrojtësit të viktimave.