I dyshuari për kërcënim ndaj deputetëve të LDK-së është shqiptar, ra në përgjime

Burime të KALLXO.com kanë bërë të ditur se i dyshuari për kërcënim ndaj deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është shqiptar.

Sipas burimeve të KALLXO.com brenda grupit hetimor, personi ka rënë në përgjime të organeve të cilat e kanë vlerësuar rastin si kërcënim.

Edhe deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala, ka konfirmuar planin për atentat ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Po, ne sot kemi marrë një informacion të kësaj natyre, pra mund të konfirmoj që jam i informuar për këtë çështje, për një lloj planifikimi, për një rrjet njerëzish të lidhur me të dhe organizatash në Kosovë dhe në disa shtete të tjera të Bashkimit Evropian dhe jashtë territorit të Evropës. Individë të cilët kanë rënë në përgjime të njërës prej agjencive inteligjente kryesore të BE-së, të vendeve të BE-së dhe nga ajo çka na është thënë ne, del që ka pasur një plan të strukturuar për këtë gjë” – ka deklaruar Shala në “Debat Plus” të RTV Dukagjini.

Dyshime për kërcënim ndaj zyrtarëve të LDK-së, Policia jep detaje