Foto: Ilustrim

I dyshuari organizoi dasmë e gjuan me armë

Gjatë ditës së djeshme një person në Klinë kishte organizuar një aheng familjar, duke mos respektuar masat kundër COVID-19.

Policia ka njoftuar se organizatori i këtij ahengu është arrestuar pasi që i njëjti përveç që ka shkelur masat kundër COVID-19, ka shtënë edhe me armë zjarri.

Sipas njoftimit , i dyshuari gjatë ahengut ka shtënë me armë zjarri, ndërsa policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar armë Ekoc Special me një karikator dhe 13 gëzhoja.

Të dyshuarit i është shqiptuar një gjobë për mosrespektim të masave kundër COVID-19, ndërsa me vendim të prokurorit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.