Foto: Ilustrim

I dyshuari në Suharekë godet me traktor një grua

Një grua në Suharekë ka pësuar lëndime trupore si pasojë e goditjes nga një traktor.

Në bazë të raportit të policisë, i gjithë rasti ka ndodhur aksidentalisht.

Sipas njoftimit, i dyshuari derisa po drejtonte traktorin e tij nga pakujdesia ka shkelur viktimën e cila ka pranuar tretman mjekësor.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurori.