Ilustrim

I dyshuari në Prizren ndez zjarr brenda shtëpisë

Një shtëpi në Prizren është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së djeshme.

Në raportin e policisë thuhet se rasti ka ndodhur në “Sheshin e Lidhjes”, në Prizren.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, me problem psikike, ka ndezur një zjarr, ku ka shkaktuar dëme materiale në shtëpi.

Zjarri është lokalizuar nga familjarët, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.