Ilustrim: Prangosja e një të dyshuai - Foto: KALLXO.com

I dyshuari në Podujevë arrestohet pasi rrahu gruan e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Podujevë nën dyshimet për dhunë në familje.

Sipas njoftimit, arrestimi i të dyshaurit është bërë mëngjesin e ditës së djeshme.

Gruas së të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor në emergjencën e Podujevës, dhe e njëjta me tre fëmijët e saj ka shkuar te vëllai i saj, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.