Peja- foto:kallxo.com

I dyshuari në Pejë arrestohet për armë pa leje

Policia në rajonin e Pejës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të paautorizuar të armës.

Sipas njoftimit, mbrëmë rreth orës 22:20,nё rrugën ‘Ker Sadrija’  nё Pejё, njësiti pёr reagim tё shpejtë ka ndaluar njё veturё Xhip me targa vendore.

Gjatë kontrollit në këtë veturë policia ka bërë të ditur se ka gjetur dhe konfiskuar brenda veturë një pistoletë Zoraki M 906-B, njё karikator i sё njëjtës armë dhe shtatё fishek.

Policia ka bërë të ditur se personi i dyshuar ёshtё arrestuar i njëjti pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit është dërguar nё mbajtje.