
Ilustrim, Foto: Gerd Altmann
I dyshuari në Ferizaj sulmon fizikisht një grua, ajo vetëmbrohet me thikë
16.3.2023 - 10:23
Një person në Ferizaj është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi po dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua.
Sipas Policisë, gruaja në vetëmbrojtje e ka marrë një mjet të mprehtë dhe i ka shkaktuar lëndime të dyshuarit.
Të njëjtit, pasi kanë pranuar tretmanin mjekësor, në konsultim me prokurorin, viktima është kthyer tek fëmijët e saj.
Ndërkaq, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar nga Policia si “Dhuna në familje”.