
Foto: KALLXO.com Ilustrim
I dyshuari kanos familjarët të cilët e lajmëruan në polici
02.3.2020 - 12:52
Një person i dyshuar në Prizren është arrestuar mbrëmë nga ana e policisë për thyerje të masës së arrestit shtëpiak.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar pas që i njëjti kishte shkuar në shtëpinë e babait të tij dhe kishte kanosur tre familjarët e tij, për shkak se ata e kishin lajmëruar në polici.
I dyshuari për këtë rast ka qenë nën masën e arrestit shtëpiak dhe i njëjti me vendim të gjyqtarit është ndaluar në mbajtje deri në ndonjë vendim tjetër që do ta marr gjykata.
Në lidhje me këtë rast, është njoftuar edhe prokurorit i rastit.