Metro, Foto: Pixabay

I dyshuari i sulmit në Nju Jork do të mbahet në burg pa kushte

Frank James, burri i akuzuar për sulm në një tren metroje në qytetin e Nju Jorkut, do të mbahet në burg pa mundësi të lirimit me kusht, derisa të gjykohet për akuzat federale për terrorizëm.

James, 62-vjeçar, ka dalë të enjten para gjykatës, nën dyshimet se ka shkelur ligjin që ndalon “sulmet terroriste dhe dhunë të llojit tjetër” kundër sistemeve të transitit masiv.

Ai është zënë pas sulmit që ka lënë të plagosur 23 persona.

Avokati i tij ka kërkuar raport psikiatrik.

Nëse dënohet, ai mund të kalojë pjesën tjetër të jetës mbrapa grilave.

I dyshuari “ka kryer sulm të paramenduar ndaj qytetarëve të Nju Jorkut gjatë orëve të para të mëngjesit”, ka thënë Prokurori amerikan, Breon Pearce teksa ka lexuar deklaratën për akuzat.

Ai akuzohet se ka shtënë me armë zjarri ndaj 10 personave dhe ka plagosur të paktën 13 të tjerë.

I dyshuari nga ikur nga skena e sulmit, mirëpo aty kanë mbetur disa gjëra personale të tij.

Ai raportohet se ka telefonuar vetë policinë për të treguar vendndodhjen, kanë thënë mediat amerikane, duke cituar burimet e tyre.

Në të kaluarën, i dyshuari është arrestuar nëntë herë në Nju Jork dhe tri herë në Nju Xhersi.

Motivimet e sulmit nuk dihen ende./REL