Ilustrim

I dyshuari i hodhi sprej dhe ia grabiti 800 euro nga arka e lokalit në Prishtinë

Një burrë dhe një grua kanë informuar se një i pa njohur u ka hedhur sprej dhe më pas ka grabitur rreth 800 euro para nga arka e lokalit.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, rreth orës 23:05 në Prishtinë.

Sipas Policisë viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante, thuhet tutje në njoftimin e PK-së.