foto: Ilustrim

I dyshuari i dehur sulmon gruan dhe vajzën

Një person është arrestuar mbrëmë në Gjakovë për dhunë në familje.

Viktima të këtij rasti siç raportohet ishin gruaja dhe vajza e tij.

Policia ka njoftuar se i dyshuari i cili është arrestuar ishte nën ndikimin e alkoolit.

Si pasojë, gruaja ka pësuar lëndime dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.