Ilustrim

I dyshuari i dehur shkakton aksident me autobus, ik nga vendi i ngjarjes

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka shkaktuar aksident me autobus dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 19:00.

Sipas policisë, njësitet policore kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin i cili ishte në gjendje të dehur.

Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.