Foto: Ilustrim

I dyshuari i dehur në Mitrovicë rrah bashkëshorten

Një rast i dhunës në familje ështëp raportuar dje në Mitrovicë.

Sipas njoftimit, mbrëmë në rrugën “Nemanjina”, në Mitrovicë është arrestuar një person i dyshuar i cili në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Si pasojë e sulmit, viktima e këtij rasti ka pësuar lëndime trupore, për të cilat ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.