I dyshuari godet me veturë dyert e një shtëpie në Dragash

Një person dyshohet se ka goditur me veturë dyert e shtëpisë së një personi tjetër në Dragash – ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Rasti është raportuar se ka ndodhur më 09.02.2025.

“Është raportuar se një burrë nga pakujdesia gjatë vozitjes ka goditur dyert e shtëpisë së personit i cili edhe e ka raportuar rastin.” – thuhet në Raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas Raportit, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Ky rast është cilësuar si: “aksident trafiku”.