Ilustrim

I dyshuari frikëson gjashtë dëshmitarë për një procedurë penale

Një i dyshuar është arrestuar në fshatin Mushtisht të Suharekës, për frikësim gjatë procedurës penale.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar pasi që i njëjti i ka frikësuar gjashtë dëshmitarë që mos të tregojnë të vërtetën, apo të japin informata të pavërteta lidhur me një rast i cili është në procedurë penale.

Sipas policisë në këtë procedurë penale ishte i përfshirë vëllai i të dyshuarit, i cili gjendet në paraburgim.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është dërguar në mbajtje.