Ilustrim

I dyshuari e detyron viktimën t`ia paguaj 118 mijë franga

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për detyrim.

I njëjti sipas Policisë dyshohet se ka detyruar viktimën që t`ia paguaj 118 mijë franga.

Rasti ka ndodhur në Gjilan, derisa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte detyruar viktimën mashkull kosovar, që të i jap 118 mijë franga zvicerane me arsyetimin që ai (i dyshuari) i kishte kryer disa pagesa të punëtorëve që kanë qenë obligim i viktimës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.