I dyshuari dhe familjarët e tij sulmojnë policët që kishin shkuar ta arrestonin

Përderisa po realizonin urdhër arrestin, dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari dhe dy familjarë të tij në Vushtrri, më 28.11.2024, rreth orës 17:00.

“Tre të dyshuarit janë arrestuar. Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor” – thuhet në raport policor.

I dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit, e dy të tjerët janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si sulm ndaj personit zyrtar.