I dyshuar për dhunim, policia i gjen në veturë 20 copë fishek

Është arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet për dhunim.

Rasti është regjistruar dje në Mitrovicë.

Në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 20 copë fishek.

Viktima është dërguar në tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.