Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

I digjet vetura në 3 të mëngjesit, policia nis hetime

Një grua në Prishtinë ka raportuar në Policinë e Kosovës se i është djegur vetura, derisa ishe e parkuar në një rrugë.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin, ndërsa rasti është nën hetime.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 03:20 në Prishtinë.