Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

I digjet për herë të dytë vetura e drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se iu është djegur vetura drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, Musa Vitija.

Sipas ShSKUK-së rasti ka ndodhur derisa po mbahej mbledhja e Bordit Drejtues të ShSKUK-së ku edhe ishte duke raportuar Vitija.

“ShSKUK menjëherë ka njoftuar Policinë e Kosovës dhe Zjarrfikësit të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes”- thuhet në njoftim.

Tutje u tha se Bordi Drejtues dhe drejtoria e ShSKUK-së shprehen të shqetësuar me këtë rast.

Kjo pasi djegia e veturës së të njëjtit zyrtar ka ndodhur edhe para disa javësh.

“Kërkojmë nga organet kompetente të hetojnë rastin në detaje”- thuhet në njoftim.

Vitiajt vetura iu ishte djegur për herë të parë në gusht të këtij viti.

Një veturë përfshihet nga zjarri në oborrin e QKUK-së (FOTO)