I dërguari i presidentit Trump për dialogun Kosovë- Serbi sonte në Prishtinë

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se presidenti Hashim Thaçi sonte në ora 19:30 do të takohet me të dërguarin e presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell.

Presidenti Thaçi me të dërguarin e posaçëm të presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë do të zhvillojë darkë pune.

“Sonte në orën 19:30, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të zhvillojë darkë pune me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentit.