Ilustrim Foto: KALLXO.com

I dërgonte mesazhe kërcënuese e i shkoi në shtëpi viktimës, arrestohet i dyshuari

Një burrë është arrestuar nën dyshimin se ai kishte kanosur një grua para dy ditëve në Prizren, njofton Policia e Kosovës.

Në raportin 24 orësh është thënë se i dyshuari i kishte shkuar në shtëpi viktimës dhe e kishte kanosur atë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 22 nëntor 2022, rreth orës 20:12.

Përpos kësaj, sipas Policisë, i dyshuari gjithashtu edhe përmes telefonit i kishte dërguar mesazhe kërcënuese viktimës.

Policia tregoi se i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit ishte dërguar në mbajtje.