I dënuari me burg të përjetshëm thotë se duhet liruar pasi vdiq për disa sekonda

Një i burgosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që po vuan dënim të përjetshëm thotë se ai duhet të lirohet pasi që vdiq për një çast dhe që pas kësaj ka përfunduar dënimin e tij.

Por, gjykatat po e refuzojnë lirimin e tij, raporton CNN. 

Benjamin Schreiber, 66 vjeçar,  u dënua me burgim të përjetshëm në 1997 për vrasje të shkallës së parë. Në vitin 2015 ishte helmuar për shkak të gurëve në veshka dhe kishte nevojë për ndërhyrje të menjëhershme në spital, por ai u përmirësua dhe u kthye në burg.

Sipas Gjykatës së Apelit, Schreiber pretendonte se për disa sekonda zemra i kishte pushuar në spital, duke përmbushur kështu dënimin e tij” të përjetshëm ” dhe se është i burgosur në mënyrë të paligjshme e që duhet të lirohet menjëherë.”

Një gjykatë e qarkut mohoi kërkesën e Schreiber, gjithashtu edhe ajo e Apelit.

Gjykata e Apelit ka lexuar ligjin i cilit thotë se të pandehurit fajtorë për krimin e një klase A “duhet të kalojnë pjesën tjetër të jetës së tyre në burg, pavarësisht se sa zgjat kjo periudhë kohe ose ndonjë ngjarje që ndodh para se të mbarojë jeta e të pandehurit ”.

“Schreiber është i gjallë, në këtë rast ai duhet të mbetet në burg,” ka thënë gjykatësja Amanda Potterfield.

Schreiber planifikon ta çojë çështjen në një gjykatë më të lartë.

Përgatiti- Xheneta Murtezaj