Ilustrim

I dënuar për drogë, arrestohet 29-vjeçari

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 08:30 njësitet policore, të stacionit të Fushë Kosovës, kanë arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.

Sipas njoftimit, personi i arrestuar është B. B. mashkull, 29 vjeç.

I arrestuari kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për veprën Blerje, posedim, shperndarje, shitje e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”

Për këtë vepër është i dënuar dy vite e dy muaj.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i arrestuar, sipas urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të denimit.