Ilustrim

I dëmton veturën ish të dashurës, arrestohet nga Policia

Mbrëmë në qytetin e Prizrenit, një person e ka kanosur ish të dashurën e tij dhe ia ka dëmtuar veturën.

I dyshuari është arrestuar me vendin të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka kanosur dhe i ka  dëmtuar veturën viktimës femër kosovare me të cilën më parë kishte qenë në lidhje. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.