Ilustrim

I dëmtohet lapidari i varrit të babait, policia po e heton rastin

Një burrë nga Kllokoti është ankuar në Policinë e Kosovës se gjatë vizitës në varrezat e fshatit kishte vërejtur se lapidari i varrit të babait të tij ishte i dëmtuar.

Policia ka thënë se ngjarja ka ndodhur më 2 tetor 2022 dhe se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.

Tutje është thënë se njësitë policore janë duke hetuar rastin.