Ilustrim

I dehuri lëndohet pasi me veturë doli jashtë rruge

Një person në gjendje të dehur ka shkaktuar një aksident trafiku mbrëmjen e së premtës.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari”, në Shtime, të premtën rreth orës 22:50.

Policia ka njoftuar se i dyshuari ishte duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge.

Si pasojë e aksidentit i dyshuari ka pësuar lëndime trupore, për të cilat ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurori.