Ilustrim

I dehur ushtron dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës, Policia arreston të dyshuarin në Shtërpcë 

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Në Shtërpcë, të dielën, më 24.11.2024, sipas Policisë, një burrë, derisa ishte i dehur, pas një mosmarrëveshjeje kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij. 

“Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”- njofton Policia sot më 25.11.2024. 

Rasti, sipas Policisë është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”. 

Një rast tjetër i dhunës në familje, Polica raporton se ka ndodhur në Gjilan, më 24.11.2024. 

Policia ka arrestuar një burrë, pasi i njëjti, sipas tyre ka kanosur dy gra duke këkruar nga ato që të dalin nga shtëpia. 

Policia bënë të ditur, se i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.