Ilustrim

I dehur pas mosmarrëveshjes me gruan i vë flakën shtëpisë

Një person i dyshuar në Prizren, në gjendje të dehur pas një mosmarrëveshje që kishte me gruan e tij, i ka vënë flakën shtëpisë.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, në Prizren.

Policia ka bërë të ditur se përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për ndonjë pëson të lëndua.

Ndërsa, i dyshuari më vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.