Foto: KALLXO.com Ilustrim

I dehur e me traktor dëmtoi një lokal privat, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë, nën dyshimin se në gjendje të dehur duke vozitur një traktor ka dëmtuar një lokal privat dhe ka sulmuar një person.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në Gjakovë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur duke drejtuar një traktor kishte dëmtuar një lokal privat, si dhe pjesë të objektit. Po ashtu, i dyshuari kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar.” – thuhet në njoftim.

Rasti ka ndodhur rreth orës 00:30, më 09.02.2025.

Ndërsa, i dyshuari me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është klasifikuar në raportin e Policisë si: “asgjësim apo dëmtim i pronës”.