I caktohet paraburgimi poetit i cili dyshohet se nxiti përçarje

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar masën e paraburgimit për poetin Haxhi Morina- Gjini nën dyshimin se i njëjti ka kryer vepër penale, nxitje e përçarjes dhe mos durimit.

Kjo prokurori ka njoftuar se kërkesa është aprovuar nga Gjykata Themelore e Gjakovës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Gjakovës, i njëjti dyshohet se më 12 gusht 2021, në Gjakovë, pikërisht brenda një hoteli, i pandehuri Haxhi Morina- Gjini, gjatë promovimit të librit të tij, nxit dhe publikisht përhap urrejtje dhe përçarje.

“Në mesin e përmbajtjen të këtij libri, janë të shkruara disa poezi si, “Qohu Enver”, “Shporruni njëherë e përgjithmonë”, dhe “Msitnia”, të cilat kanë përmbajtje të urrejtjes dhe përçarjes kombëtare e fetare, ku i njëjti, me këto veprime ka mundur të prish rendin publik në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, e cila është aprovuar nga Gjykata kompetente.

I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 14 gusht 2021.

Gjakovë, arrestohet për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, i sekuestrohen disa libra