Spitali i Pejës (Ilustrim). Foto: Kallxo.com

I burgosuri në Dubravë vdes në Spitalin e Pejës

Shërbimi korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në Spitalin e Pejës ka vdekur një i burgosur.

Sipas njoftimit, i burgosuri edhe gjatë qëndrimit në qendrën korrektuese në Dubravë ka qenë duke u trajtuar në Stacionin shëndetësor të qendrës.

“Prishtinë, 18 dhjetor 2020 – Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 15:15 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri I.B , viti i lindjes 1951.
I burgosuri gjatë qëndrimit të tij në Qendrën Korrektuese Dubravë për një kohë të gjatë ishte duke u trajtuar në Stacionarin Shëndetësor të qendrës,” thuhet në njoftim.

Në njoftim theksohet se i ndjeri është shtruar në Spitalin e Pejës më 3 dhjetor me rekomandim të mjekut brenda qendrës.

Autopsia pritet të verifikoj shkakun e vdekjes.

“Nga data 03.12.2020 me rekomandim të mjekut të qendrës është hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë
Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes,” thuhet tutje në njoftim.