Burgu i Dubravës (Ilustrim)

I burgosuri në Dubravë tenton t’i vrasë dy të dënuar të tjerë

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës një i burgosur dyshohet së ka lënduar dhe tentuar t’i vrasë dy të tjerë.

Të tre vuajnë dënime në këtë qendër.

I dyshuari e ka pranuar se i ka sulmuar dy viktimat.

“Raportohet se në Qendrën Korrektuese Dubravë, i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprat e lart-cekura (Lëndim i lehtë trupor dhe vrasje në tentativë). I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se i ka sulmuar dy viktimat. I dyshuari dhe viktimat janë në vuajtje të dënimeve në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit” – thuhet në raportin policor.