I bllokuar nën tokë nga e mërkura. Bulqizë, u shemb galeria, minatorët po gërmojnë për ta shpëtuar

Punëtorë, bëni kujdes gjatë lëvizjes në galeri , ky ishte njoftimi që përballej çdo ditë para se të niste punën minatori Muharrem Plaku.

Që prej orës 9 të mëngjesit të mërkurës minatori 60 vjeçar ka mbetur i bllokuar brenda minierës në qytetin e Bulqizës.

Kjo për shkak të shembjes së një masivi kromi në hyrje të kësaj miniere. Ky operacion konsiderohet goxha i vështirë edhe pse ka mbërritur ekipi i inspektim shpëtimit të minierave nuk mund të punojnë në grup.

Për 60 vjeçarin i cili punonte prej 8 vitesh në këtë minierë Kërkimi ka vijuar përgjatë dy netëve dhe materialet e nxjerra nga galeria e kromit me gjatësi rreth 1000 m janë të shumta, por ende nuk ka asnjë shenjë jete të tij.

Familjarët presin me ankth gjetjen e trupit, pasi shpresat për ta nxjerr gjallë janë të pakta. Ndërkohë që veç zymtësisë në këtë zonë, ndjen frikën e çdokujt për të treguar ngjarjen. Kush janë fajtorët?/ Top-Channel