I bllokohen xhirollogaritë, “Pastrimi” nga nesër nuk do të grumbullojë mbeturinat

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se nga nesër (09.02.2022) nuk do të bëjë grumbullimin dhe largimin e mbeturinave për arsye të bllokimit të xhirollogarive bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive te Kosovës (KMDK).

Njoftimi është bërë i ditur nga KRM “Pastrimi” përmes një postimi në Facebook.

“Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, njofton opinionin publik se i janë bllokuar gjitha xhirollogaritë bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive te Kosovës-KMDK me te cilat kryen shërbime bankare”, thuhet në njoftim.

Prandaj, nga nesër kompania thotë se nuk do të mbledhë mbeturinat e konsumatorëve.