I arrestuari për vrasjen në Gllogjan është familjar i tre të dyshuarve të arrestuar më herët

Kallxo.com merr vesh se i arrestuari për vrasjen në Gllogjan është familjar i dy të dyshuarve të arrestuar më herët për vrasjen e trefishtë.

Ky është personi i katërt që është arrestuar për rastin tragjik ku mbetën të vdekur tre persona.

Njërit nga të dyshuarit masa e paraburgimit më 10 janar iu zëvendësua me arrest shtëpiak.

Të ndaluarit për këtë rast janë familjarë ndërmjet vete (babai dhe dy djemtë). Sipas Prokurorisë ata dyshohen për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Tre persona janë vrarë dhe një ka mbetur i plagosur në sulmin me Kallashnikov ndaj një autobusi që po transportonte nxënës.

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, njërit të dyshuar masa e paraburgimit i zëvendësohet me arrest shtëpiak