Ilustrim - Grafika: Diar Vuçetaj

I arrestuari për sulm seksual në Vushtrri është mjek, u denoncua nga pacientja

Një mjek i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Vushtrri është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një paciente, më 04.08.2024 rreth orës 18:45.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë së Mitrovicës, Valon Preteni i cili shtoi se vepra dyshohet se është kryer në vendin e punës së të dyshuarit.

Prokuroria do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, siç tha Preteni.

Raporti 24-orësh i policisë thotë se pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri, Naile Xhaka, e kontaktuar nga KALLXO.com lidhur me këtë temë tha se është në terren dhe nuk është e informuar për arrestimin e ndonjë mjeku.

“Jam në terren me vizita shtëpiake. Deri tash nuk kam informatë asgjë. Ndoshta kur kthehem marr ndonjë informatë” – tha Xhaka përmes telefonit.

KALLXO.com ka provuar të marrë përgjigje edhe nga Drejtori i Shëndetësisë, Lorik Maxhuni dhe nga zyra për media e komunës, mirëpo deri në publikimin e këtij artikulli, ata nuk kanë ofruar përgjigje.

Arrestohet një burrë në Vushtrri për sulm seksual