Ilustrim

I arratisuri nga burgu i Lipjanit arrestohet për grabitje në Pejë

Një grabitje ishte raportuar se ka ndodhur në rrugën “Papa Klimenti”, në Pejë, me 1 janar, rreth orës 17:00.

Policia në rajonin e Pejës ka njoftuar se në lidhje me këtë rast ka arritur që të arrestoj të dyshuarin e moshës së mitur, nën dyshimet se i njëjti është përfshirë në këtë grabitje.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ishte arratisur nga burgu i Lipjanit dhe pas intervistimit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit.