I akuzuari tregon se si i barti katër kosovarë drejtë veriut të Mitrovicës rrugës për në Itali - VIDEO

Në emisionin e së premtes në “Drejtësia në Kosovë” u transmetuan intervista të një të riu, një prokuroreje italiane, disa prindërve, dhe disa të akuzuarve për kontrabandim të të miturve për në Itali.

 

Rrugët e mundimshme, para të shumta të dhëna për të kaluar drejtë Italisë, janë vetëm disa nga gjërat që përshkruajnë familjarët e një të ri që iu bashkangjit kësaj nisme.

Një zbrazëtirë ligjore në Itali ua mundëson që të miturit që shkojnë në itali, autoritetet nuk mund ta kthejnë në vendin e origjinës dhe më pas i pajisin me dokumentacion italian.

Qindra fëmijë të cilët jetojnë në kampet italiane presin që të marrin dokumentet italiane për qëndrim në Itali.

Një nga dhjetë të akuzuarit në lidhje me krim të organizuar dhe kontrabandim me të mitur, ka rrëfyer se si ishte ishte tradhëtuar nga organizatori siç thotë ai.

“Unë as që kam punuar e as nuk jam marrë me këtë punë. E vetmja është që kam ra në tradhti të dajës, në fakt të djalit të dajës, i kam marrë katër vetë në Orrlat e i kam dërgu në Mitrovicë, ajo është në Kosovë. Përkundër faktit që është pjesë e pasiguritë, i kam hek tabelat e kerrit. Unë nuk jam marrë me trafikim të qenieve njerëzore e kurr nuk jamë marrë me këtë punë, kurr. Kjo është tradhti direkt prej djalit të dajës veç pse ka mujt më ka nxanë në hall, hajde ti merri qoj, e unë e kam hangër burg përmi 1 vjet”, rrëfen i akuzuar.

Ai tregon se si i kishte transportuar katër kosovarë drejt pikave kufitare.

“Katër vetë i kam dërgu, një e kom pas përpara ulur, tre mbrapa. Njëri ka qenë i mitur, tjerët kanë qenë të moshës madhore. Veni ku i kam lanë ata njerëz është 3-4 kilometra nga pika kufitare”, tregon tutje ai.

Tutje i akuzuari rrëfen edhe se ai është paguar vetëm për shpenzimet e veturës.

“Nuk jam në dijeni për këto sene. E di mu mi ka dhanë 50 euro për shpenzimet e kerrit. Personat e tjerë që i kam dërgu s`më kanë dhanë para të tjera. Nuk u kanë e jemja qysh e çka e tek. Nuk jam marrë me atë punë, nuk më ka interesu ku kanë me shku, nuk më ka interesu çmimi, dhe nuk më ka interesu për me pas diçka se nuk e kam pa veten pjesë të biznisit”, shton ai.

Më pas, siç tregon i akuzuari, ka pasur rrjedhje të informacioneve nga ana e hetuesisë së policisë.

“Tjetra është se ka pasur rrjedhje të informacionit, ata e dinë, hetuesit që kanë kallxu e kanë thanë largonju filanit e fistekut, e unë kur kam marrë vesh për këtë punë se po më përgjohet telefoni e ju kam thënë largohu prej meje e i kam thënë që s`du me pas punë me askënd”, shton tutje i akuzuari.

Ai tutje tregon edhe se si janë bërë pagesat.

“E dijnë ata vet. Krejt, mu, unë në dijeninë teme janë që 60-70, janë kryer përmes wester unionit ose rios, shumë pak ka pasur që me ja dhonë paret në dorë. Shumë njerëz kanë dalë e kanë dashtë që masi të kryhet puna me i dhanë paret”, shton ai.

Zbrazëtira ligjore në Itali është shfrytëzuar me të madhe nga rrjetet kriminale të cilët kanë fituar mijëra euro duke nxjerrë fëmijë nga Kosova përmes rrugëve ilegale për në Itali.

Shuma të cilën kanë paguar ata që kanë shkuar në Itali arrinte vlerën deri në 4 mijë euro.