I akuzuari për drogë mungon në gjykatë, gjendet në Shqipëri

Gjendja shëndetësore e  të akuzuarit Flamur Demiraj është thënë se është arsyeja pse ai nuk u paraqit në seancën gjyqësore për shpërndarje dhe shitje të drogës.

Për më tepër, i akuzuari jeton në Shqipëri.

Vëllai i të pandehurit, Përparim Demiraj tha se Flamuri kishte pasur një aksident para tre viteve por  i ka premtuar gjykatës që për seancën e radhës do ta sjellë të akuzuarin në seancë.

Ndryshe, Prokuroria e Mitrovicës akuzon Jeton Murtezajn, Burim Shkrelin, Flamur Demirajn, Jeton Vokshin dhe Emin Bajramin se në mars të vitit 2012 në garazhën e automjeteve në një qendër tregtare në Mitrovicë ishin organizuar në grup dhe kanë transportuar substanca narkotike të llojit marihunë.

Pas kësaj, gjykatësi i rastit Beqir Halili e ka shtyrë seancën e sotme, duke e caktuar të radhës më 4 tetor.

Sipas akuzës këto substanca ishin sjellë nga Peja në Mitrovicë e pastaj ishin vendosur në një çantë sportive me mbishkrimin “ Sport “, ndërsa në të kishin qenë gjithsej 11 paketime në peshë të përgjithshme 11.316 kg.

Këtë sasi të marihuanës i akuzuari Jeton Murtezaj e kishte sjellë nga Shqipëria e më pas e kishin dërguar në shtëpinë e tani të akuzuarit Burim Shkreli në një fshat të Pejës.Ndërsa ditën kritike rreth orës 16 pas dite, ishin nisur me tri vetura nga Peja për në Mitrovicë.

Të akuzuarit kishin arritur në Mitrovicë  dhe sipas akuzës nxjerrin 11 paketime me marihuanë të cilat i vendosin në një automjet tjetër. Ata ishin  hetuar nga policia dhe të pandehurit arrestohen në flagrancë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i pandehuri Jeton Murtezaj sapo merr 7 mijë e 200 euro nga shitja e narkotikëve ik nga vendi i ngjarjes, por disa çaste më vonë arrestohet nga policia në një postë private në rrugën “ Marin Barleti “, në Mitrovicë.

Ndërsa Burim Shkrelit në shtëpinë e tij në Pejë i ishin gjetur 359.35 gr marihuanë, të cilat pas kontrollit nga e policisë ishin konfiskuar.

Me këtë këtë akuzohen se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave pasiko- tropike.