Ilustrim - Policia në aksion në - Foto: KALLXO.com

Proces gjyqësor për grabitjen e 3 Eurove dhe telefonit

Prokuroria e Prishtinës pretendon se i ka rënë në fije se kush kreu njërën nga grabitjet e vogla në Lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.
25 vjeçari M. Z. akuzohet se nën kërcënimin e thikës kishe grabitur nga një qytetarë 3 euro dhe një telefon.

Ngjarja sipas prokurorisë kishte ndodhur mbrëmjen e 9 janarit 2014.

“Në shoqërinë e personit NN duke përdorur forcën dhe thikën i kishin grabitur të dëmtuarit Sh. P. telefonin ‘’LG-E 610’’ në vlerë 160 euro dhe kuletën e xhepit me 3 euro”, thuhet në aktakuzë.

M. Z. nuk ka pranuar fajësinë para gjykatës ndërsa seanca është shtyrë për një datë tjetër gjatë muajit tetor.