Foto: Facebook/Adem Grabovci

I akuzuari i 'Pronto'-s në fushatë për PDK-në

Ndërkohë që kryetari i PDK-së po bën fushatë se do ta luftojë korrupsionin nëse ai do ta drejtojë Qeverinë pas zgjedhjeve të 6 tetorit, zyrtarë të partisë së tij, të dyshuar e akuzuar për vepra të tilla po ‘lobojnë’ për vota në lokalitete të ndryshme.

Kështu, Adem Grabovci, i cili po gjykohet në kuadër të aferës “Pronto” është parë në takime me elektoratin e PDK-së, duke kërkuar mobilizim për fitore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Grabovci ka publikuar foto nga një takim me shtabin zgjedhor të degës së PDK-së në Deçan.

“Mobilizim dhe angazhim për fitore nga të gjitha strukturat e PDK-së. Ta ndërtojmë së bashku të ardhmen”, ka shkruar Grabovci në profilin e tij në Facebook.