I aderuari i Kadri Veselit emërohet në një Këshill nga Qeveria Kurti

Anëtari i PDK-së, Imer Rusinovci, është emëruar anëtar i Këshillit Shkencor të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Qeveria në detyrë  e Kosovës, në mbledhjen e sotme përmes një vendimi ka njoftuar se e ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin qeveritar për emërimin e Këshillit Shkencor të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

“Me propozimin e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinës, është vendosur që anëtar i këtij këshilli nga ky fakultet, në vend të Arben Mehmetit të jetë Imer Rusinovci”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, Rusinovci në një prononcim për KALLXO.com ka thënë se nuk është në dijeni për këtë emërim, duke shtuar se vet është anëtar i  Këshillit të Fakultetit.

Ai ka shtuar se është anëtar i PDK-së, por se nuk është në strukturë organizative të partisë.

“Haber me atë punë s’kom edhe kurrë s’di as kush m’ka çu, as kush më ka emëru. As lidhje me këtë punë s’kam. Kush për këtë punë s’më ka pyet. Në Këshill të Fakultetit jam anëtar, për në agjenci nuk jam në dijeni”, ka thënë Rusinovci për KALLXO.com.

Imer Rusinovci para se të aderonte në PDK vitin e kaluar, për disa vjet ka qenë pjesë e AAK-së.

Një prej ekspertëve më të mirë bujqësor në vendin tonë, ish-kandidati i AAK-së për deputet, profesori Imer Rusinovci,…

Publiée par Kadri Veseli sur Dimanche 29 septembre 2019