Hysni Gucati vjen në Kosovë

Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati i cili u dënua me katër vjet e gjysmë burg nga Gjykata Speciale, ka ardhur sot në Kosovë.

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep ka konfirmuar për KALLXO.com se vizita e tij është për “arsye humanitare bindëse”.

Sipas saj, Gucati do të takojë familjen e ngushtë.

“Për arsye humanitare bindëse, paneli i Apelit ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të z. Gucati për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media.

Më 30 maj 2022, Hysni Gucati kishte ardhë në Kosovë, pak ditë pas vdekjes së babait.

Babai i tij, Avdullah Gucati vdiq më 27 maj 2022.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u dënuan nga Specialja me nga 4 vite e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë.

Gucati e Haradinaj u gjetën fajtor sepse mes datave 7 dhe 25 shtator 2020 shpërndanë pa autorizim informacione konfidenciale dhe jopublike në lidhje me hetimet e Task Forcës Hetimore Speciale (‘TFHS’) dhe ZPS-së.

Haradinaj dhe Gucati akuzoheshin se gjatë shtatorit të vitit bën 2020, bën deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me ZPS-në dhe për persona të tjerë, duke i quajtur ata, ndër të tjera, gënjeshtarë, bashkëpunëtorë dhe tradhtarë.

Të gjitha raportimet e KALLXO lidhur me këtë rast mund t`i lexoni duke klikuar në LINK.