Hysni Gucati i lë fajtorë Albin Kurtin dhe Rexhep Selimin për mos shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Kryetari i Organizatës së Veterantëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, në protestën e mbajtur sot para Qeverisë së Kosovës për kundërshtimin e Gjykatës Speciale ka lënë fajtor ish- kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe ish- deputetin nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimi fajtorë për mos shfuqizimin e kësaj Gjykate.

Ai tha se Kurti e Rexhepi i kanë gënjyer se do e votonin shfuqizimin e Speciales por një gjë e tillë nuk u bë.

Sipas tij, opozita e Kurtit nuk duhet t’u thotë që të protestojnë para Partisë Demokratike të Kosovës.

“Para dy viteve Organizata  Veteranëve të Luftës ka protestuar edhe në Parlamentin e Kosovës pikërisht për këtë çështje. Opozita, zoti.Albin Kurti po i bijmë trup është fajtori i cili na ka gënjye neve, deputeti i nderuar Rexhep Selimi me një tjetër kur kanë biseduar me neve, tash po i përmendi me emër, kur e kemi bërë peticionin me 15 mijë e 680 e ca nënshkrime e kemi rrëzu në Parlamentin e Kosovës para dy viteve dhe na kanë thënë  se kemi me votu për shfuqizimin e Gjykatës dhe po kjo opozitë që flet se thotë që duhet me protestu para Partisë Demokratike është që s’ka dashtë të votojë shfuqizimin e Gjykatës”, u shpreh Gucati.

Gjykata Speciale ka ngritur akuzë për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare, më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.